Selimi: Lista Serbe asht marioneta e Serbisë në Kosovë (video)

Deputeti i VV’s, Rexhep Selimi, e ka quejt zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit, si zgjedhje e “nji copë kryetari”.

Kete, Selimi e ka thane ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Selimi ka thane se per PAN’in ma i randesishem ishte Kadri Veseli se sa Kosova, çka e deshmuen sot.

“Sa asht ky shtet i qytetarëve u pa sot, institucionet e Kosoves s’duhen me qenë ne mvaresi te Listes Serbe”, deklaroi Selimi, kjo sepse, simbas tij, “Lista Serbe asht marioneta e Beogradit ne Kuvendin e Kosovës”.

Selimi ka komentue mundesine e formimit te Qeverise te Shtunen.

“Lista Serbe ka me percaktue se a ka me votue Qeverine Haradinaj apo jo”, u shpreh Selimi ne Rrokum Roll.

Selimi ka thane se as PAN’i nuk e din se a ka me pase qeveri te Shtunen, sepse, qysh thote ai, kete e din vetem Vucic’i.

“Haradinaj s’ka se qysh me qene i suksesshem ne nji qeveri, ku percaktuese asht Lista Serbe”, ka shtue Selimi.

Ne vazhdim, Selimi ka sqarue se nuk asht kunder serbeve, por kunder Listes Serbe qe perfaqeson institucionet e Beogradit ne Kosove.

Tue fole per akuzat e fundit se VV po inskenon ikjet e qytetarëve nga Kosova, Selimi thote se, per ikjen e qytetareve jane shkaktarë keto institucione.

“Neve nuk ka konvenon ikja e qytetareve, asht e dhimbshme, na duhet me ndryshue bashkenisht kete situate”, asht shprehe Selimi.

Selimi theksoi se ai don qe çdo qytetar me ndejt ne Kosove, bile te kthehen edhe ata qe kane dale tashma.

Selimi ne vazhdim ka thane se VV asht e gatshme me bashkepunue me LDK’n ne opozite, sikure ishte e gatshme me ba nji gja te tille edhe ne qeverisje.

Tue fole per zgjedhjet lokale te 22 Tetorit, Selimi asht i bindun se VV ka me shenue rritje, ashtu qysh e bani ne zgjedhjet e pergjithshme te 11 Qershorit.

 

Shperndaje në: