Selimi: Nëse vjen në Kosovë Vojilav Seselj, ka me u arrestue

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi bani publike nji deklaratë të fortë në Twitter.

Selimi ka shkrue se Vojslav Seselj ka me u arrestue nëse ai provon të hyjë në Kosovë.

Vetëm që të jemi të qartë rreth kërcënimeve të Sheshelit. Ai asnjëherë nuk do të lejohet të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse ai provon, do të arrestohet”, ka shkrue Selimi në Twitter.

Seselj sot u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.