Selimi: Nuk e din çka po mendon AAK

Kohëve të fundit jemi mësue me i pa tri partite opozitare AAK’n, VV’n dhe Nismën bashkë në veprimet e tyne. Por këtë gja e ka ndryshue AAK kur bani thirrje për protestë me 14 Maj, për të cilat 2 partite tjera thane se nuk ishin të njoftueme. Megjithatë ajo që iu bashkue thirrjes së AAK’s ishte Nisma për Kosove, ndërsa u kundërshtue nga VV.

Për mobilizimin dhe thirrjen e kësaj proteste nga ana e partisë së Haradinajt, deputeti i VV’s Rexhep Selimi ka thanë për Telegrafin se nuk e di se çka po mendon AAK me këtë gjë.

Nuk e di çfan AAK-ja. Por, së paku uroj ta kenë menduar hollë këtë punë. Ta shohim në ditët në vijim. Shpresoj ta kenë “njetin” e mirë, siç thonë atarë mendo”, tha Selimi.

Përndryshe, AAK sot ka mbajtur takimin me Këshillin Drejtues ku u diskutue për mobilizimin e protestës së radhës që ka me u mbajtë me 14 Maj në Prishtinë