Selimi për FT: Kosova bani rrugë të gjatë për 8 vite të shkurta!

Petrit Selimi, zavendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, i asht kundërpërgjigj nji analize të Tony Barber për Kosovën, të botueme në gazetën ‘Financial Times’.

Selimi në të njajtën gazetë, ka thanë se Barber, tue shkru për situatën politike në Kosovë, edhe pse duket se mbrenda ka nji tregim të dhimbshëm, por megjithatë nuk ka shfaq nji tabllo të plotë për vendin.

“Kosova festoi tetë vjetorin e pamvarësisë së saj dy javë ma parë, dhe bazu në disa standarde, na kemi ba nji rrugë të gjatë në këto tetë vjet të shkurta” shkruen zv.ministri Selimi.

Ai thotë se 111 vende e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës, pamvarësisht vazhdueshmënisë së destruktivitetit e armiqësisë që ndaj nesh kanë Serbia dhe Rusia.

“Ish-armiqtë tanë kanë arritë me vonu qasjen e Kosovës n’organizata si UNESCO, me ndihmën e Koresë së Veriut dhe të regjimit të Bashar al-Assad, të cilët votuen kundër anëtarësimit të Kosovës në këto organe”.

Selimi ka përmend se Kosova ka vazhdu dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhanieve dhe ka nënshkru MSA’n me BE’n, që asht edhe marrëveshja e jonë e parë formale politike dhe tregtare me Brukselin.

“Kosova asht ba edhe nji anëtar olimpik dhe këtë verë do të konkurrojë për herë të parë në lojnat olimpike Rio 2016”.

Ai shkruen se qeveria e ka ba të qartë qendrimin e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin në koalicionin botnor kundër ISIS.