Selimi: Presim që Ramush Haradinaj me shkarkue Ministrin e Bujqësisë!

Kryeministri Haradinaj duhet me shkarkue ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Kështu vlerëson deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Simbas tij kjo çashtje ka shkaktue mjaft problem dhe Haradinaj duhet me i dhanë fund kësaj.

“Kjo çashtje asht ba tashma problematikë e mjaftueshme sa me kuptue kryeministri se çfarë ministri ka në qeveri”, tha Selimi në nji deklaratë të dhanë Gazetës Blic.

“Presim që Haradinaj me shkarkojë pa pasë nevojë për protesta sikur në rastin e Jablanovic’it, Haradinaj ka qenë vet dikur pjesë e protestave dhe e din se çka don me thanë kjo”, tha Selimi.

Ndryshe, banorë të Lagjes Dardania në Prishtinë kanë theksue se Nenad Rikalo ka malltretue shqiptarët gjatë kohës së luftës. Simbas banorëve të kësaj lagje të Prishtinës, ai bashkë më vllaun e tij, kanë tortorue shqiptarët në atë periudhë.

Shperndaje në: