Selimi: Pushteti me i ndëgjue thirrjet e qytetarëve

E vetmja gja që duhet me ba pushteti, asht me i ndëgjue thirrjet e qytetarëve që janë jashtë Kuvendit të Kosovës.

Tha në nji prononcim live për Televizionin Rrokum, deputeti i LVV Rexhep Selimi.

Tue e theksue se kandidati për President Hashim Thaçi i ka sigurue votat e Listës Serbe, Selimi tha se Thaçi po i krijon ma shumë mundësi Listës Serbe se sa qytetarëve të Kosovës.

Nuk due me u marr me Ramiz Lladrovcin, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Nuk dua të merrem me ushtarët e Hashimit që ai i nxjerr për të më kundërpërgjigjur. Nuk pres përgjigje nga njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte. Pres që Hashimi të përgjigjet për fjalët që unë i kam thënë dhe pyetjet që ia kam bërë”.