Selimi: Qe kur kemi me udhëtue pa viza

Petrit-Selimi

Rekomandimi pozitiv për liberalizmin e vizave nga Komisioni Europian, ka nxitë pyetje të shumta se, kur mundet me qenë data e mundshme, atëherë kur kosovarët munden me lëvizë pa viza.

Shtatori asht përmendë si mundësia ma e afërt, por nji kusht që lidhet me ratifikimin e demarkacion ka shtue polemikat nëse udhëtimi pa viza asht afër.

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Petriti Selimi në nji emision të RTV Dukagjinit, ka thanë se, nuk sheh pengesa rreth çashtjes së demarkacionit, ndërsa ai shprehet i bindun se vizat kanë me u heqë para muejit Shtator.

“Unë besoj se liberalizimi i vizave ka me u ba gjatë verës. Kjo mundet me u ba para muejit Shtator. Deklarime të tilla kanë dhanë edhe ministri Çollaku e presidenti Thaçi”.