Selimi: Seselj asht person ‘Non Grata’ për Kosovën

petritselimi

Fushata zgjedhore e cila ka fillu në Serbi, nuk po kalon pa u vënë re edhe në Republikën e Kosovës, për shkak se partitë serbe po i shohin edhe bashkatdhetarët e tyne në Kosovë si karrem pa ta shtue numrin e votave të tyne.

Derisa dje në Kosovë ka qëndru zavendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, vizitën e tij në Kosovë e ka paralajmëru edhe krimineli serb, Vojislav Šešelj, i cili ditë ma parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ndonëse me urdhnin e tij ishin vra më mija civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Se a do t’i lejohet hymja në Kosovë udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, pritet të shihet gjatë ditëve në vijim.

Zavendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Petrit Selimi, në nji prononcim për Telegrafin ka theksu se MPJ e ka krye punën e vet në raport më Seselj.

Simbas tij, tash asht çashtje e Prokurorisë së Kosovës që të mos e lejojë Seselj të hyjë mbrenda territorit të Kosovës.

“Ai si bërllok që asht sado të tentojë të bajë diçka, ai nuk do të mundet ta damtojë Kosovën”, ka thanë Selimi.

Nji javë mbas vendimit të Gjykatës Nderkombëtare të Hagës, në të cilin Seselj u shpall i pafajshëm, MPJ e Kosovës e ka shpall person “Non Grata”.