Selimi: S’kam pa qytetar të Kosovës që e ndrron territorin me pasaportë biometrike. As unë nuk dha tokë për nji pasaport

“Përveç që nuk ka reflektue, Qeveria e ka mohue se ka krizë, e mohimi i krizës asht krizë në vete. Të vetmin refleksion që e ka ba Qeveria deri tash, ka qenë injorimi i kërkesave të opozitës. Mosreflektimi i saj edhe njihere i jep të drejtë VV’s, shoqnisë civile e tanë atyne qe kanë kundërshtue këtë Qeveri”. Kështu tha i ftuemi në Rrokum Roll, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
“Qytetarët nuk duhet me u dorëzue, ky asht nënçmim, përbuzje, injorim i kërkesave dhe situatës”.
Lista serbe s’asht për me mbrojtë sovranitetin e pamvarësisë se Kosovës, ata janë për me ba shtetin e Kosovës, asht pjesë e agjendes së Qeverisë së Serbisë mbrenda Qeverisë së Kosovës, nuk mundesh me prite diçka të mirë nga ata. Koaliconi PDK-LDK-Lista Serbe- janë koalicioni i Rashkes”, – dha mendimin e tij Selimi.

Ma tej, Rexhep Selimi vazhdon me fole për demarkacionin dhe ate që po thuhet se asht kusht ratifikimi i saj për liberalizimin e vizave.

“Edhe sikur të ishte kusht demarkacioni, do të ishte nji e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës se po mbesin të fundit të izoluem në nji geto. Nuk e besoj që BE me vlerat që ka dhe perfaqëson, ka ardhe ne nji kësi niveli, që në këmbim të lëvizjes së lirë me marrë tokë. Nuk e kam pa asnji dokument dhe nuk besoj që asht kusht. Unë besoj se ky asht nji kusht i qeveritarëve tanë karshi politikanëve. Edhe sikur te ishte kusht une s’e kam pa asnji qytetar të Republkës se Kosoves i cili kishte pranue me i ndrrue 10 mijë hektar për nji pasaport biometrike. Lëvizja e lirë asht e drejtë e jona, sepse na jemi europianë”, tha Selimi rreth liberalizimit të vizave, dhe për demarkacionin si kusht për lëvizje të lirë, tue ba thirrje se duhet me zhba këtë vendim.

Selimi ne vazhdim dha si sqarim se opozita nuk e ka dorëzue mandatin e vet me mospjesëmarrjen e saj ne Kuvend, por qysh tha ai, ky asht veq vazhdim i kundërshtimit të Qeverisë, dhe marrëveshjeve të damshme.

E, kur u pyet se a mendon që ka me u ratifikue marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, Selimi tha se shpreson që nuk ka me ndodh nji gja e tillë. Ai në vazhdim i bani thirrje deputetëve, perfaqesuesve të popullit të çfarëdo subjekti politik, që nëse e ndiejnë veten kosovarë, mos me falë tokë.
Gjatë bisedës, Selimi tha se, nuk asht dasht me pritë luftë reale të kësaj Qeverie kundër korrupsionit, përderisa janë ata që e kanë mbjellë, tue shtue se kërkesat e përfaqësuesve të BE’s për luftimin e korrupsionit kanë qenë shumë të drejta, por qysh tha ai, nuk mundet me u luftue korrupsioni me ata që e kanë ba.
“Sa herë ka dështue Qeveria, e ka ba fajtor opoziten, jo rrallë herë na kanë akuzue edhe për ndaljen e njohjeve për Kosovën. Prandaj, na po e kundërshtojmë këtë Qeveri”.
Kthimi jonë në Parlament asht detyrë e jona. Na e kemi nji mandat, të cilin qytetaret na kanë besue, e na nuk kemi me ia dorëzue mandatin tonë kryetarit Veseli. Qëllimi jonë asht i njajti me ate që e kemi pas qysh kur kemi hy në Kuvendin e Kosovës. Munden me ndrue metodat, por jo edhe qëllimi, tha krejt në fund Selimi.