Selimi: Thaçi asht President i LDK’s, PDK’s e Listes Serbe, nuk ulemi ne tavoline me te

Takimi i neserm asht tubimi ma kryesore e ma mobilizues per protesten e 26 Marsit, tha i ftuem ne studion e Rrokum Roll deputeti i VV’s, Rexhep Selimi.

“Keta mendojne se tue e sulmue opoziten munden me ule numrin e pjesemarresve ne proteste, por s’po e kuptojne qe asht krejt e kunderta”, tha Selimi tue u shpreh i bindun se zhgenjimi i qytetareve asht rrite ndaj kesaj Qeverie.

“Ajo çka po vlon ne terren, asht zhgenjimi e revolta e njerezve”.

E ne pyetjen e moderatorit se a i ka djege VV veturat, Selimi tha se asht shume mire qe e bani ne kete menyre pyetjen, per me thane – Jo, VV nuk i ka djege veturat. Ai madje vleresoi se keto jane tentime per me njollos opoziten.

Selimi shtoi se sa here ka nderhy policia, ne proteste ka pase dhune, e sa here qe s’ka nderhy, masa protestuese ka qene e qete.

“Zakonisht Qeveria po nderhyn me polici e po i provokon keto gjana. Asht per te ardhe keq kur Qeveria flen kur asht puna me i krye punet e veta, e nuk flen kur asht per me i ba punet keq”, theksoi ai.

“S’ka nevoje me thane s’ka marreveshje, por le te thote se s’ka me u formue komuna e Prilluzhes”, tha ai tue iu referue deklarates se Kryeministrit per formimin e Komunes se Prilluzhes. Ajo vleresoi se njajte ka nise edhe AKS, e qysh tha ai, kjo asht vazhdimesi e ndamjes etnike.

“Debimi i Boikenit asht veç nji rast, ka pase edhe raste tjera, por arsyetimi i Policise se Kosoves per debimin e tij asht ma e çuditshmja”, tha Selimi tue e kallxue arsyetimin e policise. Ai shtoi se Qeveria ja tregon dhambet Shqipnise, e hesht kur asht ne pyetje Serbia.

“Deri tash s’ka ndodh asnji debim per ata qe kane ardhe me kercenue vendin, por keta le qe nuk guxojne me i debue, por as dokumentat nuk ia lypin”, tha ai tue iu referue Qeverise si “Qeveri anti shqiptare”. E kete emnim per Qeverin ai e bani me arsyetimin se Kryeministri Mustafa takohet ma shpesh me kryeministrin e Serbise se sa me ate te Shqipnise.

“Thaçi s’asht unifikues, s’mundet me ba asnji hap drejt BE’s, e s’mundet me ba as ate pak qe e ka ba Atifete Jahjaga”, vleresoi ai, tue shpresue se Thaçi s’ka me marre poziten e Presidentit.

“Ai asht produkt i mazhorances jolegjitime, i nji Qeverie jo legjitime, ai asht President veç i LDK’s, PDK’s e Listes Serbe, e asnjihere i opozites”, theksoi ai.

Asnjihere, – u pergjigj Selimi ne pyetjen se a ka me ju pergjegj pozitivisht fteses se Thaçit per takim me opoziten.

“Qytetaret e Kosoves kishte me qene mire me festue, por para se me festue ata kane me protestue”, tha ai lidhun me lajmin se Thaçi ka me ba feste ne shesh, ne diten kur e ban betimin e tij. Ai shtoi se keto nuk jane ftesa per feste, por ftese per antimitingje.

“S’asht e vertete, asnjihere s’e kane ndigjue kete”, tha lidhun me deklaraten e djeshme te nenkryetarit te LDK’s Lutfi Haziri, i cili tha se opozita e quen Presidentin Ibrahim Rugova “mullar”.