Selimi thotë se e ka mik Haradinajn, por a ka me votue?

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e pranon se e ka mik të mirë Ramush Haradinajn, por nji miqësi e tillë nuk ia garanton këtij të fundit me automatizëm edhe votën për me formue Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se kandidatët e koalicionit PAN, Kadri Veseli bashkë me Ramush Haradinaj, nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, por me deklaratat e tyne vetëm po mundohen me paraqitë klimën e fituesve.

Gjatë nji interviste për gazetën Zëri ish-bashkëpartiaku i Haradinajt thotë se do t’u qëndrojë besnikë votuesve të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kandidatit i tij për Kryeministër asht Albin Kurti.

Nji ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku Kadri Veseli ka me qenë kandidat për Kryeparlamentar, Selimi shprehet i bindun se kandidatët e koalicionit PAN nuk kanë me arritë t’i marrin votat e nevojshme të deputetëve, mbasi që nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, prandaj kanë m’u detyrue që me ja lëshue rrugën Vetëvendosjes dhe koalicionit LAA për me i formue institucionet e reja.

Megjithatë, gjatë votimit të kandidatëve të koalicionit PAN për Kryeparlamentar dhe për Kryeministër deputetët e lëvizjes ‘Vetëvendosje nuk do ta bllokojnë seancën e Kuvendit e as me gjue gaz lotsjellës, siç i kishin bllokue disa herë seancat në Legjislaturën e pestë.