Selimi: Veriun, Qeveria e ka lanë n’dorë të Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësue se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon me mbetë nën mëshirën e rastësisë.

Në intervistën për “Epokën e Re”, Selimi ka thanë se edhe po të kishin kapacitete të plota nuk kishin me qenë efektive, për shkak të qasjes së Qeverisë në këtë fushë.

Kurse, sa i përket vendosjes së përmendores së Car Llazarit në veri, Selimi ka thanë se kjo kallxon se Qeveria e ka lanë atë pjesë në dorë të Serbisë.

Megjithatë, ai ka deklarue se cari serb nuk ka me pasë gjatë në Mitrovicë, sikurse që nuk e kanë pasë përmendoret e carëve të tjerë. Tue pa përvojën e Demarkacionit me Malin e Zi, Selimi ka thanë se Demarkacioni me Serbinë nuk duhet me u mbetë në duer atyne që nuk u dhimbet Kosova dhe toka e saj.