Selmanaj: Askush nga kryesia e LDK nuk don koalicion me PDK’n, por nëse ndodh e kundërta, unë mbaj përgjegjësi personale dhe kam m’u largue prej LDK’s (video)

“AAK edhe Nisma le të largohen prej PDK’s, gjithçka tjetër kishte me qenë e mundshme”.

Keshtu ka thane në Rrokum Roll të TV Rrokum, Driton Selmanaj, deputet i zgjedhun prej LDK’s per mandatin e ardhshem ne Kuvendin e Kosoves.

Selmanaj thote se ka mbete i befasuem me kete rritje te VV, pamvaresisht se kishte parashikue nji rritje te ketij subjekti.

Ai thote se njerezit ne Kosove duen ndryshime te shpejta.

“Perkunder se LDK me Isa Mustafen ne Qeveri ja ndali shume burime te financimit te krimit PDK’s, kjo nuk ju mjaftoi njerezve ne Kosove, sepse ata duen ndryshime te shpejta”, shprehet Selmanaj.

Simbas tij, elektorati kosovar ne keto zgjedhje e ka konsiderue se ma lehte rrxohet PDK’ja nepermjet VV’s.

“Gjate fushates, pamvaresisht se flisja per te mirat e LDK’s ne Qeveri me Isa Mustafen, elektorati militant i LDK’s nuk asht mjaftue me keto dhe nuk ia ka fale LDK’s hymjen ne koalicion me PDK’n”, thote ai.

Selmanaj thote se rivaliteti PDK-VV asht krejtesisht momental, ndersa ne Kosove ka me pase rivalitet LDK-VV per dekada me radhe.

“PDK asht ne krizen ma serioze, sepse i asht largue brumit te saj per çka asht themelue, asht largue nga e majta, prej te ciles ka perfitue VV”, thote ai, tue shtue se, PDK’n nuk e sheh si parti, por si nji kompani e njerezve qe i ban bashke parja, interesi apo krimi.

“Te larguemit e PDK’s e gjejne veten e tyne veç te VV, sepse kthehen te baza e tyne ideologjike e majte”, thote Selmanaj, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per mundesine e koalicionit me PDK’n, Selmanaj thote se nuk ka ma arsye per LDK’n qe me ba nji koalicion te tille.

“Per here te pare, LDK duhet me mendue per partine, sepse ne te kaluemen gjithmone asht sakrifikue per interesat e Kosoves”, shprehet ai.

Selmanaj per here te pare ne TV Rrokum thote se, nese eventualisht nga strukturat e LDK’s vendoset me hy ne koalicion me PDK, ai ka me dhane doreheqje nga kjo parti.

“Marre pergjgegjesi personale qe ne momentin qe bahet ky koalicion, une largohem nga kjo parti, sepse nji vendim i tille kishte me ja vnue epitafin LDK’s”, thote Selmanaj./Rrokum.TV

Per ma shume, kqyreni emisionin e plote: