Selmanaj: Koalicioni i PAN’ikut po tutet!

Kandidati për deputet, Driton Selmanaj tha se koalicioni siç e quejti ai “i PAN-ikut kulmoi tue shpërfaq frigën dhe panikun”.

Ma tej ai tha se fushatës së tillë propaganduese i janë bashkue edhe disa Exit Polle të rrejshme të porosituna me qëllim shkaktimi të hutisë te qytetarët.

“Për shkelje të ligjit zgjedhor nga PAN na kemi vendos me ju drejtue institucioneve kompetente për me marrë masat e duhuna konform ligjit.

Garantojmë popullin e Kosovës se fitorja asht në duert e qytetarëve të saj. Iu bajmë thirrje qytetarëve me qenë të qetë dhe me dinjitet me krye obligimin qytetar”, tha Selmanaj në nji konferencë për media.