Selmanaj: Koalicioni PDK LDK nuk mundet me i ba dy vjet bashke!

“Po ndigjoj shume zana qe po me thone ja ke qellu, e une them se politikes kosovare s’asht veshtire me ja qellue. Per te trija partite AAK, Nisma dhe VV, tue u bazue ne ideologjine e historine e tyne, e kam dite qe nuk ka me zgjate”, tha analisti Driton Selmanaj ne Rrokum Roll.

E qe partite opozitare luftuen per pozita, per pushtet, Selmanaj tha se ky asht mesazhi ma i keq qe kane mujt me dhane partite opozitare.

Selmanaj tha se tue pase mungese te argumenteve per problemet konkrete, u publikuen temat e medha qe zgjuen buje te popullata si, nacionalizmi, territori i vendit, anmiku mbrenda e anmiku jashte.

Selmanaj ne vazhdim vleresoi se me Demarkacionin me Malin e Zi nuk kemi pa demarkim te ri, por veç jane shenue ato vija kufitare qe kane qene.

“E kam pa nji loje te Levizjes Vetevendosje per me shfrytezue AAK’n dhe Nismen per me i arrite qellimet e saj, per kapitalizim ne vota dhe mase. Une mendoj se u shfrytezue shume fuqia e zotni Haradinajt e ma pak e Nismas”, tha ai tue i kujtue deklaratat e VV’s per Ramush Haradinajn qe e quenin ‘njeri i haraxhit’.

Dhunen, gazin lotesjelles, sulmin ndaj veturave e institucioneve, Selmanaj i vleresoi si menyra te reagimit te Vetevendosjes.

“AAK e Nisma jane nji bashkim i natyrshem, se jane nji brum. Mu duke si nji koalicion i parakohshem, asht dashte njihere me ba nji marreveshje bashkepunimi”, tha Selmanaj per koalicionin AAK e Nisma.

Per koalicionin PDK-LDK, Selmanaj nder tjera tha se kane dallime shume te medhaja mes veti, saqe duket se jane dy Qeveri ne vend, ajo e Mustafes dhe e Thaçit.

Ndersa per zgjedhjet e parakohshme, Selmanaj tha se nuk i sheh kete vit.