Selmanaj: Opozita s’mundet me çue vendin n’zgjedhje, vetem nese don PDK-LDK!

Driton Selmanaj, analist, tha se djegia e kerreve asht nji fushate e keqe, tue shtue se si po shihet, policia nuk po arrine me hetue kete pune.

 

Simbas tij, derisa kjo asht ba e perditshme, njerezit neser mujn me marr vete masa mbrojtese per kete pune.

 

Selmanaj ka permend disa raste ku ka deshtue shteti, tue thane se kjo prokurori e polici nuk ka tregue sukses me i ndale dhe me i hetu keto raste.

 

Ai ka thane se situata ne Kosove ka ardhe si rezultat i punes se Thaçit dhe njerezit e kane humb shpresen ne Kosove.

 

“Njerezit kryejne shkolle, kryejne master dhe mbesin rrugeve”, tha Selmanaj.

 

Ai ka theksue se Thaçi s’mundet me ndryshue situaten ne Kosove.

 

Forma e komunikimit mes liderave nuk asht per me u çudite, ngase ata ashtu folin, tha ai.
Analisti Selmanaj tha se per krizen ne Kosove u detyru edhe Sekretari Kerry me u ndale n’aeroport, per me kerku zgjidhjen e saj.

 

Selmanaj u shpreh i bindun se opozita s’mundet me çue vendin ne zgjedhje, vetem nese kete e don PDK e LDK.

 

“S’ka njeri ne PDK, por as ne LDK, qe s’e don Isen Kryeminister, sikurse Thaçin President”, tha ai.

 

 

Po t’ishin te interesuem te huejt, vendin kishin me çue menjihere ne zgjedhje, po edhe nese ta zame neser Thaçi e çon vendin ne zgjedhje, PDK del fituese perseri.

 

Ai ka thane se kjo opozite ka gabue rande me kauzat e saj si, “s’jemi me Ameriken”, flamurin e Kosoves me quejt te Zajednices, apo Rexhep Selimi me valvue flamurin prej dritares se Kuvendit si ne Vlore.

 

Simbas tij, me karten e atdhetarizmit s’mundet ma askush me ba fushate e me fitue zgjedhje.

 

Driton Selmanaj keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin, ne Rrokum TV.