Sëmundja e lopëve, a duhet me hangër mishin e tyne?

Në lidhje direkte në emisionin Ballë për Ballë u diskutue lidhun me sëmundjen e lopëve dhe konsumimit të mishit.

Meqë festa e Kurban Bajramit asht të Hanën dhe qytetarët therrin kurban, Kryeshefi Egzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci kallxoi se nëse therrja bahet nëpër vende të autorizueme, atëherë nuk ka aspak rrezik.

Ai gjithashtu tha se, kjo sëmundje e gjedheve nuk prek njerëzit.

“Sëmundja e tillë nuk asht e rrezikshme për njerëzit, por për kafshët. Ajo prek vetëm kafshët nuk prek llojet e tjera, vetëm mbartet nga kafshët te kafshët”.

“Për të gjitha ato therrje, të cilat realizohen në therrtore të autorizueme nuk ka vend për shqetësim dhe ato produkte mund të përdoren”.

“Në therrtoret e autorizueme kanë me qenë të pranishëm inspektorët. Në këtë drejtim në koordinim edhe me inspektorët e komunave kemi me qenë prezentë në therrtoret e autorizueme”.