Sëmundja gungore mbyti 40 lopë, ky asht premtimi i Veselit!

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se deri tash në tanë vendin nga sëmundja gungore kanë ngordh 40 lopë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizitue disa nga fermerët në fshatrat Dubravë dhe Nikaj në komunën e Kaçanikut për me pa nga afër gjendjen e këtyne fermerëve të prekun nga sëmundja gungore e lekurës së lopëve.

Kryetari Veseli fermereve që kanë pësue nga kjo sëmundje, u premtoi kompensimin e dameve tue kërkue nga ata që t’i ndajnë lopët e smune nga ato të shendoshat.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se deri tash në tanë vendin nga kjo sëmundje kanë ngordh 40 lopë, 150 janë të regjistrueme të prekuna ndërsa mbi 1000 janë raste të dyshueme.
Kryeparlamentari Veseli, e takoi edhe kryetarin e komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi, i cili e njoftoi Veselin në lidhje me situatën aktuale në Kaçanik rreth sëmundjes gungore të lëkurës së lopëve.

Kurse, Ilazi tha se deri tash në këtë komunë kanë ngordh 15 lopë.

 

2-kadriuu

 

3-kadriu

 

4-kadriuu