Senati Amerikan e shtyn Obama’n me i ndihmue Izraelit me ma shumë se 3 miliard euro në vit

Ma shumë se 4/5 e Senatit të SHBA’ve kanë nënshkrue nji letër tue i ba thirrje Presidentit Barack Obama, që me arritë nji marrëveshje për nji paketë të re ndihmëse për mbrojtjen e Izraelit, e cila kap vlerën ma shumë se 3 miliard dollarë në vit.

83 nga 100 senatorë nënshkruen letrën, të udhëhequn nga republikani Lindsey Graham dhe demokrati Chris Coons, Senatori Ted Cruz, i cili ishte kandidati presidencial nga 51 republikanët në bord, shkruen Reuters.

Izraeli don 4 deri në 4.5 miliard dollarë ndihmë në nji marrëveshje të re për me zavendësue memorandumin aktual të mirëkuptimit, i cili skadon ne vitin 2018.

Zyrtarë e SHBA’ve dhanë shifra ma të ulëta rreth 3.7 miliard dollarë.

Ata shpresojnë për nji marrëveshje të re para se Obama me lane detyrën në Kallnor.