Senati konfirmon Christopher Wray si kreun e ri të FBI’s

Avokati 50-vjeçar Christopher Wray asht kreu i ri i FBI’s.

Senati miratoi emnimin e Donald Trump me shumicë votash 92-5.

Wray ka me marrë frenat e agjencisë, por sidomos hetimeve mbi rolin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Trump e emnoi Wray’n mbasi shkarkoi në mënyrë të bujshme ish-drejtorin e FBI’s, James Comey, në Maj.

Shefi i ri i FBI’s konsiderohet në Washington si nji jurist i pamvarun.

Ai ka shërby si Ndihmësprokuror i Përgjithshëm në krye të Divizionit të Krimeve në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës Bush.

Por, gëzon mbështetjen edhe të demokratëve si ish-Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder.