Senatori amerikan godet në fjalimin e tij!

I vetmi senator me ngjyrë të zezë në Senatin Amerikan , Tim Scott ka deklarue të Mërkurën në mbramje se ishte ndalue 7 here mbrenda vitit nga policia gjatë njëi fjalimi 18 minutësh.

“Ky fjalim asht ndoshta ma i vështiri, sepse kjo asht ma personale”, ka thanë Scott i cili u ka ba thirrje kolegëve për me marrë nji reformë në drejtësinë penale, madje nëse asht e nevojshme, edhe ligjvnuese.

Nji herë madje nji oficer i policie i kishte kërkue senatorit të kallxonte ID’në e tij për shkak të vulës së veçantë në xhaketë që mbajnë senatorët në Shtetet e Bashkueme.

“Egziston nji ndamje e thellë mes të afrikano-amerikanëve dhe policisë për shkak të mungesës së besimit,” tha Scott.

“Na nuk mundemi me injorue këtë çashtje. Unë e kam përjetue vetë dhe asht e patolerueshme ”