Senatori amerikan me kërkesë të qartë për Serbinë lidhun me Rusinë

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka kërkue mbramë nga Serbia që mos me sigurue status diplomatik për personelin e nji qendre për ndihma në rast të fatkeqësive, nga Rusia, për të cilën zyrtarët perëndimorë kanë dyshime se i strehon shpijunat dhe përhapë propagandë.

“Shpresoj se presidenti Vucic dhe Serbia kanë m’i rezistue çfarëdo përpjekje për me dhanë imunitet” për personelin e Qendrës humanitare ruso – serbe, tha senatori Johnson, që asht kryesues i Komitetit për sguri të mbrendshme dhe çashtje qeveritare të Senatit të Shteteve të Bashkueme.

“Mendoj se kjo kishte me que sinjal shumë të keq”, theksoi matutje Johnson dhe ka shtue se, “me siguri kjo nuk kishte me qenë në interesin ma të mirë të popullit serb, në kuptimin e rrjedhjes së kapitalit perëndimor për me ndihmuar ekonominë” në Serbi.

Këto komente, zoti Johnson i ka ba mbas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ka kultivue marrëdhanie të afërta me Rusinë, ndërsa në të njajtën kohë, synon anëtarësim në Bashkimin Europian.