Senatori Johnson: Rusia po e destabilizon Europën Juglindore

Nëse SHBA dhe Europa nuk angazhohen në rajon, ekziston rreziku që ai me ra nën ndikimin e Rusisë, qëllimi i vetëm i së cilës asht me destabilizue këtë rajon, paralajmëroi në nji intervistë për ‘Zërin e Amerikës, Senatori republikan Ron Johnson, kryesues i nën-komitetit për Europë dhe bashkëpunimit të sigurisë rajonale.

“Europa Juglindore gjendet në nji moment unik në histori. Për këtë asht e randësishme që SHBA dhe Europa me qenë liderë, dhe me i kushtue vëmendje rajonit.

Ekzistojnë shanset që vendet në rajon të kthehen kah Perëndimi, të integrohen në BE, me demokracitë perëndimore.

Nëse nuk deshmojmë këtë liderizëm, nëse nuk do të kemi vëmendje, ato kanë me ra shumë lehtë nën dominimin rus”, ka thanë Johnson.