Senatori republikan befason me votën e tij

Senatori Lindsey Graham, njani nga 17 kandidatët republikanë që kanë garue për nominimin për president këtë vit, ka votue për kandidatin e pamvarun, Evan McMullin.

“Kam votue për Evan McMullin për President. I vlerësoj pikëpamjet e tij mbi nji Amerikë të fortë dhe nevojën për me rindërtue ushtrinë tonë”, ka shkrue Graham në Twitter.