Senatorja amerikane Joni Ernst vjen në Kosovë, qe me kend ka me u takue!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet që sot me zhvillue nji takim me senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst.

Takimi pritet me u zhvillue në kabinetin e kryeparlamentarit në orën 15:40, shkruen Indeksonline.

Vlen të theksohet se Ernst në vazhdimësi ka qenë në përkrahje të Republikës së Kosovës.

“Në Kosovë, keni me pa po aq flamuj amerikanë sa ka edhe të Kosovës. Populli atje e adhuron Amerikën. Ata janë partnerë të mrekullueshëm për neve. Prandaj, nuk e mbështes pohimin se tanë myslimanëve u duhet ndalue hymja në SHBA. Nuk pajtohem aspak”, kishte deklarue senatorja amerikane.