Serbët dhe rusët bajnë film për UÇK’n

Në nji katund të Serbisë afër Zllatiborit, po pregaditet nji film për ngjarjet e vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO’s dhe kur forcat serbe vranin dhe largonin shqiptarët nga Kosova.

Titulli filmit asht “Kufini Ballkanik” në regji të Andrej Volgin, ndërsa aty kanë me luejt aktorë serbë dhe rusë. Filmi asht koprodukcion serbo-rusë. Simbas mediave serbe, subjekti i filmit asht okupimi i aeroportit të Sllatinës nga njisitë speciale ruse që kishin ardhë nga Bosnja.

Aktori serb, Milos Bikovic, që asht edhe koproducent ka thanë se nëpërmjet këtij filmi “po luftojmë për trashëgiminë tonë” .

“Filmi asht iniciativë e rusëve. Dihet pak për momentin e marrjes së aeroportit të Prishtinës, ai moment ka qenë shumë sfidues, sepse ka mujt me prodhue konflikt ma të madh. Gjithçka ka qenë si në film” ka thanë ai.

Ky aktor ka thanë se në film e luen rolin e vullnetarit (paramilitarit) që lufton kundër UÇK’s, që simbas tij ka qenë organizatë terroriste.

Ai ka thanë se filmi ka me u shfaqë në krejt botën dhe ka me qenë në gjuhën serbe dhe ruse, përcjell Insajderi.

Shperndaje në: