Serbët e Kosovës marrin nga dy pensione

Hapsinat ligjore që i ka parashikue Ligji për Pensionet e Pleqnisë, ma së miri po i shfrytëzojnë pleqtë serbë që kanë lanë Kosovën dhe kanë shkue në Serbi.

Ata janë “rikthye” në Kosovë tue marrë kinse banesa me qira, për të marrë pensionin e pleqnisë, por edhe atë të kontributeve. Kontratat e qirasë i kanë ba te noterët, edhe pse këta të fundit po thonë se janë raste të rralla.

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës e kundërshton këtë gja, tue thanë se nuk asht etike dhe aspak e drejtë, që nji qytetar i cilitdo nacionalitet të gëzojë të drejtën e marrjes së dy pensioneve, shkruen gazeta ‘Zeri’.

Kurse, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit, dhe kriteret për të gjithë pensionistët janë të njajta, pa dallim përkatësie.

“Të gjithë qytetarët potencialë për pension të Kosovës janë të barabartë para ligjit, kjo kategori duhet t’i përmbushin kriteret për ta gëzue drejtën e pensionit”, ka thanë Demiri, simbas të cilit, kriteret e përcaktueme për të qenë përfitues i pensionit të moshës, janë të njajta për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie.