Serbët e Kosovës mësojnë me plan-program të Serbisë, nuk hyjnë në test të matures!

Nxanësit e komunitetit serb në Kosovë, vazhdojnë ende mos me iu nënshtrue provimit shtetnor të maturës, edhe pse kjo asht e obliguar me ligj.

 

Nji nga sfidat e Ministrisë së Arsimit vazhdon me qenë integrimi i komunitetit serb në sistemin arsimor.

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit Azem Guri, tha për Radio Kosovën se çdo vit pregaditet testi i maturës edhe në gjuhën serbe, por janë të rrallë ata që i përgjigjen kërkesave për me iu nënshtrue këtij testi.

Sa i përket përgatitjes së testit të maturës në gjuhën serbe ne i kemi bërë dhe i bëjmë përgatitjet. Dua të theksoj se vitin e kaluar nxënës të komuniteti serb kanë bërë kërkesë që t’i nënshtrohen provimit të maturës dhe ne iu kemi krijuar kushte dhe iu kanë nënshtruar provimit në gjuhën e tyre amtare”.

 

Guri gjithashtu ban të ditun se drejtorët e komunitetit serb, 2-3 vjet e fundit, nuk i janë përgjigj ftesës për pjesëmarrje në mbledhjet me drejtoritë komunale të arsimit.

 
Ndonjë takim të veçantë nuk kemi pasur, për arsye se ne i ftojmë në takimet e rregullta që kanë drejtorët komunalë të arsimit edhe të komunave që janë të banuara me komunitetin serb. Dua të theksoj se në të kaluarën para dy tre vitesh iu kanë përgjigjur takimeve, por tani nuk iu përgjigjen ftesave”.

 

Ndërsa drejtoria e arsimit në Komunën e Graçanicës Gordana Toskic, tha për Radio Kosovën se edhe pse ka ftesë nga Ministria e Arsimit për provimin e matures, kjo asht nji zgjedhje individuale e tyne mbasi mësimin e zhvillojnë me plan-programet e Serbisë!

Në këtë komunë janë nëntë shkolla fillore dhe nëntë të mesme, ndërsa mësimi zhvillohet me plan-programet e Republikës së Serbisë. Edhe pse rregullisht vijnë thirrje nga Prishtin a për nxënësit tanë, por nuk janë të interesuar për lloje të tjera të diplomave apo diçka tjetër për arsimin nga Prishtina. Natyrisht, me siguri ka raste individuale, kjo është zgjedhja e tyre dhe këtë nuk mund ta realizojmë”.

Ministria thotë se po vazhdon përpjekjet për me i integrue tana komunitetet në sistemin tone arsimor, e veçanërisht komunietin serb.