Serbët e Kosovës përmes peticionit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë

Përfaqësues të serbëve të Kosovës e kanë dorëzue nji peticion në Parlamentin e Serbisë me 20 mijë nënshkrime ku kërkojnë nga kryetarja Maja Gojkovic, që zgjedhjet serbe të mbahen edhe në Kosovë, ka thanë kryetari i këshillit komunal të Partisë Demokratike të Serbisë në Mitrovicë, Nemanja Jaksic.

“Populli përmes këtij peticioni ka kërkue mbajtjen e zgjedhjeve komunale në veri dhe në jug të Kosovës, në mënyrë që të shtrihet ndikimi i Qeverisë dhe ligjeve të Serbisë”, u ka thanë Jaksic gazetarëve në Beograd.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Slavisa Ristic, ka thanë se nuk dihet se çfarë ndikimi ka me pasë ky peticion te Komisioni i Zgjedhjeve të Serbisë, por pritet që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovë.