Serbët e quejnë skandal vllazninë kroato-kosovare të tifozëve

Atmosfera e përbashkët që po krijojnë tifozët kosovarë dhe ata kroatë, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë padyshim se nuk ju pëlqen serbëve.

Mediat e Serbisë i kanë kushtue vëmendje atmosferës vllaznore në Shkodër dhe kanë raportue, por vetëm ashtu si dinë ata.

Simbas tyne, tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë kalue kohë së bashku dhe kanë festue tue e lavdue njani-tjetrin, ndërsa njikohësisht e kanë ofendue Serbinë.

Atmosfera e krijueme në Shkodër po konsiderohet si skandaloze në Serbi.