Serbët e votojnë demarkacionin me Malin e Zi

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend thonë se nuk kanë asnji arsye për mos me votue marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, me të cilin kishin me i hape rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se për serbët e Kosovës asht me randësi lëvizja e lirë, që njikohësisht nënkupton edhe nxjerrjen e pasaportave me mbishkrimet e Republikës së Kosovës.

Aktualisht nji numër i qytetarëve serbë posedojnë dokumentet e udhëtimit që lëshohen nga Qendra Koordinuese në veri të vendit, nji institucion i themeluem nga Beogradi zyrtar.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rasic, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave, edhe qytetarët serbë të Kosovës, pamvarësisht ku jetojnë, kane me qene të interesuem për pasaportat e Kosovës.

Rasic tha se edhe komisioneri i BE’s, Johannes Hahn, ka rekomandue që të gjithë qytetarët me pase pasaporta të Kosovës.

Nëse kjo mundëson një lëvizje më të mirë dhe më të lehtë, pa viza dhe pa peripeti, që na qëndrojnë mbi kokë sa herë duhet të nxjerrim viza, mendoj se qytetarët e komunitetit serb, edhe pse kanë të drejtë në dy shtetësi, do të jenë praktikë dhe do të vendosin që vetvetes t’i mundësojnë një mënyrë normale të lëvizjes”, tha Rasic.

Me propozimin e BE’s, Kosovës së shpejti duhet me iu heq vizat, mbas përmbushjes së dy kushteve themelore; atë të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, dhe thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuem.

Nuk shoh asnjë pengesë që ne të jemi pjesë të këtij procesi dhe me këtë të votojmë marrëveshjen për demarkacion”, tha Rashic.