Serbët i demolojnë dhe vjedhin vetë shtëpitë që i kishin ndërtue me mjetet e Qeverisë së Kosovës

Për 63 shtëpi të serbëve janë shpenzue hiç ma pak se 1.4 milion euro, mjete këto të buxhetit të Kosovës dhe të donatorëve, përderisa të njajtat, simbas të parit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, janë demolue dhe vjedhë nga vetë serbët.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thanë se 63 shtëpi për familjet serbe, të cilat janë ndërtue me mjetet e Qeverisë së Kosovës, por edhe nga donatorët janë demolue krejtësisht nga vetë serbët.

Para se me i demolue, serbët kanë marrë nga shtëpitë e veta mobiliet që janë ble me mjetet e Qeverisë së Kosovës.

Shemsedin Preteni, zadhënës i komunës së Vushtrrisë, i ka thanë gazetës “Zëri” se, serbët kanë heqë edhe dyer e dritare.

Siç ka precizue Mulaku, në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj ishin ndërtue 35 shtëpi, për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehë dëshirën me u kthye në fshat.

Mulaku shton se, nji vit ma vonë, gjithashtu për të njajtin qëllim ishin ndërtue edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuen edhe 13 shtëpi për familjet serbe.