Serbët kërkojnë liberalizim të veçante, nuk e pranojnë pasaportën e Kosovës!

Mbas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën nga Komisioni Europian, lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa regjim vizash ka me qene e mundun shume shpejt, por vetëm me pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës.

Nji ditë mbasi Komisioni Europian dha propozimin pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën, Komisioneri për Çashtje të Mbrendshme, Migracion dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, pati theksue se BE ka me i pranue vetëm pasaportat biometrike të Kosovës, për shtetasit e saj.

Por, nji vendim i tillë si duket i ka shqetësue përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, të cilët vlerësojnë se kjo ka me iu krijue vështirësi serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të cilët e gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Simbas tyne, ata kanë pasaporta të Serbisë të lëshueme nga Qendra Koordinuese e këtij shteti.

Branimir Stojanovic, zavendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës nga radhët e Listës Serbe, tue fole për Radion Evropa e Lirë, theksoi se duhet gjet nji zgjidhje për këta qytetarë që qysh thote ai, të mos diskriminohen.

Duhet të mundësohet për të gjitha pasaportat, edhe për ato që i lëshon Qendra Koordinuese ose ndonjë drejtori tjetër. Për ne, kjo është çështje teknike. Është krejtësisht e pakuptimtë. Paramendojeni që kjo të zhvendoset në terrenin që pasaportat e ndonjë vendi evropian nuk vlejnë, atëherë kur i lëshojnë për qytetarët që në mënyrë administrative nuk janë të barabartë ashtu sikurse të gjithë qytetarët tjerë. E rëndësishme është që kjo të tejkalohet. Në këtë kuptim, unë do të përpiqem që me përfaqësuesit e bashkësive tjera të bisedojmë me Bashkimin Evropian dhe t’i motivojmë ata që të barazohet ai status”, tha ai.

Stojanovic shtoi se kishte me qene korrekte që edhe përfaqësuesit e shqiptarëve mos me pase kundërshtime dhe me dhane nji rekomandim të tillë.

Ditë ma parë, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, përmes nji komunikate për media pati theksue se “Beogradi ka me kerkue nga Bashkimi Europian që liberalizimi i vizave me vlejte edhe për popullin serb që jeton në Kosovë, pamvarësisht dokumentit që posedojnë”.

Simbas tyne, liberalizimi i vizave nuk duhet me vlejt për “llojin e dokumentit” por për “të gjithë banorët e territorit, të cilit i asht dhanë liberalizimi”.

Petar Miletiq, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se me liberalizimin e vizave “humbësit ma të mëdhej” simbas tij janë serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të zhvendosun nga Kosova.

Serbët e Kosovës, të paktën, e kanë mundësinë që ta marrin pasaportën e Kosovës dhe kjo u është lënë në zgjedhjen e tyre, e duan apo nuk duan një gjë të tillë. Por, ata që e kanë braktisur Kosovën pa vullnetin e tyre, në vitin 1999 dhe tash jetojnë nëpër qytetet e Serbisë qendrore, si dhe mund ta marrin vetëm atë pasaportë që e lëshon Qendra Koordinuese, do të jenë e vetmja popullatë në Evropë që do të mbetet pa liberalizim. Unë mendoj se kjo është e padrejtë”, theksoi Miletiq.

Edhe ai tha se duhet pranue pasaportat që lëshohen nga Qendra Koordinuese.

Por, ministri i Punëve të Mbrendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, i cili sot u ka ba thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të pajisen me pasaportat biometrike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se porosia e komisionarit Avramopoulos ka qenë e qartë.

Me një pasaportë biometrike, secili qytetar i Kosovës mund të udhëtojë. Nuk dua të jap asnjë koment në spekulimet politike – teknike të autoriteteve të Beogradit. Komisioneri Avramopuluos ka qenë shumë i saktë në deklarimet e tij, shumë preciz dhe absolutisht në pajtim me çdo normë të sjelljes politike dhe teknike. Kështu që,regjimi i udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë një pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës”, tha ministri Hyseni.

Ai shtoi se liberalizimi i vizave për Kosovën vlen për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie apo fetare. Simbas tij, asht kriter teknik dhe politik që banorët e një shteti nuk munden me udhetue si qytetarë të nji shteti tjetër dhe me pasaportë të shtetit tjetër.

Sidoqoftë, propozimi i Komisionit Europian për liberalizim vizash për Kosovën pritet me u miratue në nji kohë të afërme edhe nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian.