Serbët komentojne zgjedhjet e Veselit në krye te PDK, kujtojnë të kaluemen e tij në UÇK

kadriveseliii

Mediat serbe e kanë përcjell me vëmendje zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, i cili zavendesoi kryetarin e deritashëm, Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta serbe “Blic” shkruen se “Veseli gjatë luftës ishte nji zyrtar i naltë dhe i fuqishëm i UÇK’s dhe bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Hashim Thaçit”.

Simbas medieve serbe, Veseli u ka premtue delegatëve të partisë së PDK’s se ka me ruejt identitetin perendimor dhe aleancën e përjetshme me Shtetet e Bashkueme të Amerikës.