Serbët kthehen mbrapa, nuk hyjnë në Mushtisht

Reporterët e KosovaPress nga Suhareka raportojnë se autobusët me serbë, të përcjellë nga Policia e Kosovës, sapo janë tërheqë nga qëndrimi në pritje për me hy në fshatin Mushtisht.

Ata janë kthye mbrapa në pamundësi për të rrezikue që të futen në fshat, për shkak se situata mbrenda fshatit asht e tensionueme si pasojë e protestuesve që kanë bllokue rrugën.

Edhe pse policia ka arrestue disa persona dhe ka tentue mbi dy herë që të shpërndajë turmën e protestuesve, ata nuk ia kanë dalë që ta lirojnë rrugën.