Serbët: Ligji për Investime Strategjike nuk ka me qenë i zbatueshëm në Veri

Ligji për Investime Strategjike, i cili asht miratue të Martën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk ka me qenë i zbatueshëm në komunat veriore të Kosovës.

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Goran Rakic (Mitrovica e Veriut), Vucina Jankovic (Zveçan), Dragan Jablanovic (Leposaviq) dhe Stevan Vullovic (Zubin Potok), kanë organizue nji takim urgjent në veri të Mitrovicës, menjiherë mbas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike, në të cilën kanë marrë vendim që Ligji të mos jetë i zbatueshëm në komunat veriore të Kosovës, shkruen sot gazeta “Zëri”.

“Në momentin kur i tanë rajoni përpiqet për vlera europiane, miratimi i këtij Ligji, me të cilin centralizohen vendimet e ndërmarra dhe me këtë plotësisht përjashtohet principi i decentralizimit. Kjo kallxon për nji raport të pasinqertë të nivelit qendror karshi qeverisjeve lokale”, thuhet në komunikatën e lëshueme mbas takimit. Kryetarët e komunave veriore të Kosovës thonë se me këtë qëndrim të Prishtinës vetëm sa thellohet hendeku dhe mosbesim, si dhe krijohet krizë e panevojshme, e cila ka nisë me miratimin e Ligjit për “Trepçën”.