Serbët marrin 2.4 milionë euro nga ky shtet për ndërtimin e ‘Luginës së Diellit’

Shteti i Kinës asht i gatshëm me dhanë donacion prej 2.4 milionë euro për ndërtimin e lagjes së shumëpërfolun të serbëve në veri të Mitrovicës, “Luginës së Diellit”.

Simbas mediumit serb “Kurir”, ende nuk dihet qartë shuma totale që ka me u investue në këtë lagje dhe as numri i shtëpive e banorëve që kanë me u vendosë.

Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbise, ka thanë se këto pare të donacionit kinez kanë me u përdorë për infrastrukturën, ngrohjen, ftohjen, sistemit të ndriçimit me panele diellore, kabllot optike dhe pajisjet tjera të teknologjisë informative.