Serbët me kërkesë për Hagën për lirimin e Mladic’it

Ratko Mladic

Qeveria serbe në mbledhjen e ardhshme ka me vendosë për me kërkue zyrtarisht dërgimin e një kërkesë për Tribunalin e Hagës.

Beogradi zyrtar ka me i kërkue Hagës me sigurue kushtet për rikthimin e Ratko Mladic’it në Serbi mbasi që simbas tyne ai asht në gjendje të randë shëndetësore.

“Të ndalohet skenari mëa i keq i mundshëm. Mladici po vdes. Na e siguroni kushtet për sjelljen në Serbi në mënyrë që të ketë trajtim të veçantë” thuhet ndër të tjera në kërkesën e parapërgaditun nga Beogradi zyrtarë.

Kërkesën e ka mbështet edhe Ministria e Drejtësisë në Serbi.