Serbët me pregaditje të përmendores në nderim të atyne që kryen krime lufte në Kosovë

Simbas mediave serbe, Zyra e Urdhnit të Kryesisë së Serbisë, asht tue punue në pregaditjen e procedurave për dhanien e nji memoriali shtetnor në “nderim” të atyne serbëve që ishin pjesë e Betejës së Kosharës, tue i quejt “heroj”, transmeton Indeksonline.

Tue ju referue nji shkrimi të ‘Evening News’, asht theksue se gjithashtu konsiderohet si mundësi që të bahet njoftjja e të gjithë pjesëmarrësve që morën pjesë në betejat e mëdha në Kosovë gjatë viteve të luftës.