Serbët munden me udhëtue pa viza veç me pasaportë të Kosovës

Komisionari për Migracion, Punë të Mbrendshme dhe Shtetësi. Dimitris Avramopoulos deklaroi se vetëm pasaportat e Republikës së Kosovës vlejnë dhe njihen për lëvizjen e lirë në Europë.

“Vetëm pasaportat kosovare ka me u njoftë, asnji tjetër. Edhe pasaportat që Serbia ia ka lëshue serbëve të Kosovës asht dasht me pasë vizë për me udhëtue drejt Europës. Bashkimi Europian nuk i ka njoftë këto si pasaporta shtetnore të Serbisë”, tha ai.

Avramopolios tha se Kosova i ka përmbush tana kushtet për procesin e liberalizim të vizave. Por që duhet me u ratifikue edhe mrrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe me u luftue korrupsioni e krimi i organizuem.

Ndërsa shefja për politikë të jashtme dhe siguri, Fredrika Mogherini, gjatë konferencës për shtyp foli edhe për nivelin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se dialogu asht esencial për dy shtetet.
“Vitin e kaluem kemi nënshkrue shumë marrëveshje, numër rekord të marrëveshjeve të negociatave dhe ato nuk ndërlidhen direkt me çashtjen e liberalizmit të vizave. Duhet nji përkushtim i thellë për me vazhdue tutje në rrugën që Kosova e ka zgjedh drejt BE. Tani kemi ardhe dhe duhet me rrit implementimin e marrëveshjeve”, ka thanë Mogherini.
Për të, dialogu asht krijue dhe duhet me vazhdue për të mirën ë dy vendeve.
“Asht shumë e randësishme se Kryeministri e dinë mirë se dialogu asht krijue dhe asht tue vazhdue për të mirën e Kosovës. Duhet të sigurohem se çfarë që vendosin palët të implementohet në mënyrën e drejt, të jetë përfitues për shtetin dhe lidhjet me shtete e rajonit”, tha ajo.

Ajo u pyet nga gazetarët për nivelin e dialogut në mes dy shteteve, që dialogu me kalue në nivel Presidentësh.

“Për nivelin e dialogut nuk kemi diskutue me ata, nuk e di nëse Beogradi e ndan atë mendim, por sigurisht kemi me diskutue për të ardhmen e dialogut edhe me zotin Thaçi sepse edhe ai ka qenë i përfshimë. Ashte randësishme që të gjitha institucionet e vendit me punue në këtë fushë. Dialogu duhet me u pa si diçka për njerëzit e Kosovës dhe roli im asht me garantue se duhet me vazhdue”, tha ajo.