Serbët në ‘luftë’ për Trepçën

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet nji njoftimi, ka sqarue se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe nji kompani franceze “SCMM”, shkruen sot, gazeta Zeri.

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, zyrtarë shtetnorë të Serbisë, si dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës, kanë vazhdue lobimin e tyne në përpjekje për me zhvlerësue Ligjin për “Trepçën”, e madje edhe me “krijue” kompani serbe dhe të hueja, të cilat kinse kanë investue në “Trepçë” dhe të cilat tash ndodhen në listën e kreditorëve të “Trepçës”.

Simbas menaxhmentit të “Trepçës”, i cili ka dalë me nji njoftim të ri, borxhet e regjistrueme të “Trepçës” ndaj kompanive serbe, bankave dhe kompanive të tjera kapin shumën prej 350 milionë euro. Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet nji njoftimi, ka sqarue se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe nji kompani franceze “SCMM”. Simbas këtij njoftimi, kreditorët ma të mëdhaj të “Trepçës” nga Serbia janë “Elektroprivreda Serbije”, “Jugobanka A.D. Beograd” në likuidim, “Jugobanka A.D. “ Mitrovicë e veriut, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beo Banka” në likuidim Beogad, “Industria e Naftës së Serbisë” dhe “DDOR Novi Sad”.