Serbët nuk e përkrahin hapjen e urës mbi lumin Ibër

Shumica e të rijve serbë nuk e përkrahin hapjen e urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, për qarkullim e automjeteve, derisa e kundërta ndodh me të rijtë shqiptarë të asaj pjese.

Simbas nji ankete të realizueme nga Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve në veri të Mitrovicës, 88 për qind e të rijve serbë janë shprehë kundër hapjes së urës, derisa vetëm 12 përqind mendojnë se ura duhet me u hapë për qarkullim të automjeteve dhe të kambësorëve.

Në anën tjetër, 65 për qind e të rijve shqiptarë të anketuem nga Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve në veri të Mitrovicës mendojnë se ura duhet me u hapë për qarkullim të automjeteve dhe të kambësorëve.

Në nji takim të mbajtun në veri të Mitrovicës, në të cilën janë prezentue rezultatet e hulumtimit, të cilin e kanë organizue “Radio Kontakt Plus” dhe Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë, në kuadër të projektit “Përtej urës, simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria”, asht thanë se vetëm 12 përqind e të rijve serbë mendojnë se ura duhet me u hapë për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve.

Shperndaje në: