Serbët për Trepçën janë gati me bojkotue Kuvendin e Kosovës

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanovic, ka paralajmërue se përfaqësuesit serb munden me bojkotue Kuvendin e Kosovës.

Këto deklarata ai i ka ba sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, raporton lajmi.net.

“Situata e krijueme asht e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk asht ekonomik, por politik”, ka thanë Stojanovic.

“Në këtë situatë të krijueme, mund të vijmë në nji situatë ku na nuk kemi me marrë ma pjesë në asnji votim që ka me u ba në Kuvendin e Kosovës”, ka shtue Stojanovic.