Serbët protestojnë për Trepçën

Rreth 100 punëtorë serbë të shkritores së Trepçës në Zveçan, por edhe të tjerë, kanë protestue sot rreth orës 14:00 në katundin Rudare, tue bllokue magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Protestuesit thanë se kanë dalë në rrugë për të shprehë pakënaqësinë e tyne ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit që mbahet të Premten.

Ata kanë mbartë flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa janë udhëheqë nga drejtori i tyne Jovan Dinkic.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiric, si dhe ai i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijevic. Protesta ka zgjatë rreth gjysë ore, ndërsa nuk asht shënue ndonji incident.