Serbët rrahen në mes vete, ka të lënduem

Disa persona janë lëndue gjatë nji rrahje që ka ndodhë mbas ceremonisë së përurimit të Car Llazarit në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress bajnë të ditun se rrahja ka ndodhë mes simpatizantëve të kryeministrit Aleksandar Vucic dhe të tjerëve që kanë brohoritë kundër tij.

Mësohet se pjesëtarët e sigurimit të Zvonko Vesilinovic, janë përfshi në këtë rrahje me ç’rast kanë shkaktue lëndime të randa Nedelko Kasallovic, polici i Kosovës, i cili ka qenë me rroba civile.

Ai ndodhet aktualisht në spitalin e veriut në Mitrovicë dhe asht tue u trajtue.