Serbët vendosin bustin e Car Lazarit në Veriun e Mitrovicës!

Asht vendosë në Veri të Mitrovicës busti i Car Llazarit. Ai asht i vendosun pranë urës së Ibrit, dhe simbas nji plani të Komunës së Mitrovicës Veriore revitalizimi i kësaj ure bahet i padobishëm, mbas vendosjes së këtij busti dhe parkut që ka me u ba përreth saj.

“Shtatorja asht e gjatë 7.5 metra, dhe peshon 7.5 ton. Ka nji bazament betoni prej 3 metrash”, thotë televizoni serb, B92.

Kjo shtatore ka me u zbulue nesër, me rastin e asaj që njihet si “Vidovdan”, të 28 Qershorit, me të cilën Serbia feston të ashtuquejtunën si Beteja e Kosovës, e vitit 1389. Zbulimin e shtatores ka me ba Marko Djuric, Drejtori i të ashtuquejtunës Zyre për Kosovën e Metohinë në Qeverinë e Serbisë.

Në këtë shtatore, Car Llazari paraqitet me shpatë në dorë, dhe me tjetrën dorë të drejtueme kah Gazimestani, vendi ku thuhet se ka ndodhë beteja e mesjetës.

Vendimin për vendosjen e kësaj shtatore e ka marrë komuna e Mitrovicës së Veriut.