Serbët vijnë për ‘Vidovdan’, këto janë masat e policisë

Sot festohet festa religjioze ortodokse “Vidovdani”, ndërkaq për këtë festë Policia e Kosovës ka ba të gjitha pregaditjet që të mos ketë incidente.

Zadhanësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, në nji prononcim për arbresh.info ka thanë se për këtë festë kanë kërkue leje 160 persona që do të vijnë në mënyrë të organizueme në Kosovë.

“Janë rreth 160 persona që kanë marrë leje dhe ju ka aprovue, prej shtetit fqinj, të cilët kan me vizitue Republikën e Kosovës, janë dy autobus dhe tetë kerre. Nuk do të kemi bllokim të rrugëve komplet, me përjashtim në Graqanicë afër manastirit rruga mund të bllokohet në intervale  të shkurta kohore për shkak të dyndjes së qytetarëve që shkojnë për me festue ‘Vidovdanin’”, tha Krasniqi

Ai tha se në rast se do të bllokohet rruga qarkullimi i kerreve ka m’u ba në rrugë alternative.