Serbi, kërkohet ndërpremja e vizitës së Ramës, kështu reagon Vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka refuzue kërkesën e Partisë Demokratike të Serbisë për ndërpremjen e vizitës së homologut të tij, Edi Rama mbas deklaratës për pamvarësinë e Kosovës.

“Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnji përgjigje, sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bajmë këtë për Europën Perendimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njoft Kosovën”, reagoi Vucic.

Tue folë për televizionin publik serb, Vucic theksoi se, “Rama asht nji mik i nderuem i Serbisë dhe ka me u nderue dhe respektue në Nish”.