Serbi, për këtë karikaturë të Vucic pushohet nga puna

Nuk asht e lehtë me qenë karikaturist politik në Serbi. Rrezikun e kësaj pune ma së miri e dëshmon rasti i Dushan Petricicit, njanit prej karikaturistëve ma të mirë të këtij vendi, puna e të cilit asht shfaqë edhe në gazetat ‘The New York Times’, ‘The Wall Street Journal’ dhe ‘Toronto Star’.

Më 30 Shtator, Petricicit ju shkëput kontrata me gazetën kryesore serbe, ‘Politika’. Ai kishte punue në këtë gazetë për shtatë vjet dhe puna e tij ishte shfaqë në faqen e parë të gazetës të edicionit të së Diellës.

Së fundi, kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka qenë subjekt i satirës së Petricicit – dhe ai fuqishëm beson se ky asht burimi i problemeve të tij.

Në nji intervistë për redaksinë në Beograd të Radios Europa e Lirë, Petricic ka thanë se beson që vendimi për ta largue nga puna ka ardhë nga naltë – nga vet kryeministri.

vucic_1476260069-8345636