Serbi qe u kap me 12 kg eksploziv u denue me 13 vjet burg!

Slobodan Gavric asht denue me 13 vjet burgim.
Gavric asht shpall fajtor për përgaditje të veprave terroriste dhe bartjen e materieve plasëse.

 
Gjykata po ashtu ka vendos me i dhanë edhe nji dinim plotësuese, tue konfiskue kerrin Renault, me te cilin asht krye vepra penale dhe eksplozivi i gjetun (23 pako).

Gavric, në fundin e vitit 2014, u ba emën i njohun për publikun kosovar.

Në veturën e tij, u gjetën rreth 12 kg eksploziv për të cilin Ministri i Mbrendshëm, Skender Hyseni, tha të kishte indikacione se planifikohej të shpërthente gjatë festave të fundvitit.